Arbëri

Kastrati: FSK-së i duhen edhe shtatë vjet për t’u bërë ushtri

Foto: Koha
 

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se kalimi në Kuvend i tri projektligjeve është lajmi më i mirë për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë. Kastrati thotë se FSK-së i duhen shtatë vite për tu bërë ushtri. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kastrati thotë se Ushtria e Kosovës nuk do të pajiset me armatim të rëndë, mirëpo do të jenë në gjendje të kryejë detyrat e saj me të cilat obligohet me ligj.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kastrati, Kuvendi i Kosovës miratoi në parim tri projektligjet për FSK-në. Nëse do të krahasonit propozimin e mëparshëm për Ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe këto tri projektligje, cilat dallime i shihni në këtë transformim?