Arbëri

Kryqi i Kuq i Kosovës i dhuron një autoambulancë Klinikës Emergjente në QKUK

 

Kryqi i Kuq i Kosovës, sot ka dhuruar një autoambulancë për nevoja të Klinikës Emergjente në QKUK, me vlerë mbi 10 mijë euro.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të kësaj autoambulance morën pjesë, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, dr. Rrustem Musa, zv/ministër i Ministrisë së Shëndetësisë, Feride Hyseni, kryetare e Kryqit Kuq të Kosovës dhe dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.