Arbëri

I pari i FSK-së shpjegon si do të bëhet transformimi në Ushtri

 

Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka shpjeguar rrugën përmes së cilës do të bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në “Express Intervistën” në KTV, i pari i FSK-së ka treguar se forca që ai udhëheq është e gatshme të zbatojë planet e tranzicionit që nga dita e parë kur Kuvendi të vendosë për transformim të FSK-së në Ushtri të vendit.