Arbëri

Xhafa për dorëheqjen: Vullneti im - arritëm suksese të konsideruara të pamundura

Foto: Ilustrim
 

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas dorëheqjes së dorëzuar kryeministrit Edi Rama. Xhafaj ka treguar se çfarë ka ndodhur që mori këtë vendim të papritur. Ai thotë se dorëheqja ka ardhur me vullnetin e tij të plotë.

Një pjesë të rëndësishme të mesazhit të tij e zënë falënderimet, fillimisht për kryeministrin Edi Rama, e më pas për stafin e tij, familjen dhe mbështetësit, transmeton BW.