Arbëri

Përveç opozitës, edhe pushteti alarmohet për rreziqet në dialog me Serbinë

Foto: Koha / ilustrim
 

Opozita ka thirrur një tjetër seancë të jashtëzakonshme në përpjekje për t’ia vendosur me rezolutë presidentit Thaçi vijat e kuqe në dialog.

Edhe udhëheqës të partive në pushtet kanë alarmuar për rreziqet që i kanosen Kosovës si pasojë e mungesës së konsensusit rreth dialogut me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por tentativat e deritashme të pushtetit dhe opozitës për një Platformë të përbashkët kanë rezultuar të dështuara.