Arbëri

KEDS-i thotë se po vidhet shumë energji elektrike, përveç tyre dëmtohen edhe ata që s’vjedhin

 

Humbjet totale të energjisë elektrike janë rreth 24 përqind, ku bëjnë pjesë humbjet teknike dhe keqpërdorimet, apo vjedhjet e energjisë elektrike.

Kjo përqindje e vjedhjeve të energjisë, po konsiderohet e pa pranueshme për KEDS-in. Ndërsa, zyrtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë thënë se prej 7184 lëndëve të dërguara nga KEDS-i, në gjykata janë zgjidhur 2039 lëndë, 6 prej tyre me dënim me burg dhe 259 me gjobë.