Arbëri

Inspektorati i Tregut nuk ndëshkon kompanitë që sollën lodra të rrezikshme në Kosovë

Inspektorati i Tregut nuk ndëshkon kompanitë që sollën lodra të rrezikshme në Kosovë

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk do t’i ndëshkojë me masa ligjore kompanitë të cilat në tregun vendor kanë futur mijëra lodra të cilat pas analizave kanë rezoltuar se janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.

Naim Hajra nga Inspektorati i Tregut në kuadër të MTI-së, ka thënë për Kallxo, se masat ligjore mund të merren, vetëm nëse kompanitë e përsërisin veprimin e tyre dhe tregtojnë me të njëjtat produkte.