Arbëri

Guvernatori i BQK-së thotë se norma e interesit për kredi do të ulet

Guvernatori i BQK-së thotë se norma e interesit për kredi do të ulet

Norma e interesit për kredi do të ulet gjatë vitit të ardhshëm, ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Mehmeti ka shtuar se 70% e kredive u dedikohet bizneseve dhe kjo, sipas tij, tregon rolin e sektorit bankar në mbështetje të ekonomisë së vendit. Sipas tij, përmes kësaj uljeje do të lehtësohet qasja në financa në sektorin bankar dhe në anën tjetër do të rritet edhe shkalla e ndërmjetësimit financiar.