Arbëri

Kontributi i të gjitha komuniteteve, tejet i rëndësishme për ligjet e FSK-së

Foto: KDI
 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka mbajtur sot në Prizren dëgjim publik rreth Pakos së Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në hapje të këtij dëgjimi Adelina Hasani nga KDI ka theksuar se është bërë më shumë se një muaj që në Kuvendin e Kosovës ka shkuar Pako e tri projektligjeve për FSK-në e cila ka kaluar në shqyrtim të parë dhe se organizimi i këtij dëgjimi publik bëhet me qëllim që trajtimi dhe diskutimi i pakos së tri projektligjeve të jetë sa më gjithëpërfshirës.