Arbëri

Haliti thotë se Kosova mund të ketë veç një ushtri të vogël, s’ka buxhet për një të fuqishme

Foto: Koha
 

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se aktualisht Kosova e ka të vështirë të garantojë sigurinë pa NATO-n. Sipas Halitit, ushtria është shumë e kushtueshme, e shteti i Kosovës nuk ka buxhet të mjaftueshëm për këtë.

Në një intervistë për KosovaPress, nënkryetari i Kuvendit ndër të tjera flet edhe për punën që po zhvillohet në Kuvend në këtë kohë kur vështirë po mbahen seanca të rregullta.