Arbëri

Hoti: Mungesa e njohjeve të reja dhe ngecja në liberalizim, shkak nga propozimi për ndryshim kufijsh

Foto: Ilustrim/Koha
 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve.

“Për rrjedhojë, procesi i njohjeve është reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh. Kurse për ngecjet në procesin e liberalizimit të vizave po akuzohet se është Brukseli”, ka shkruar Hoti në Facebook.