Arbëri

Në festivalin e fotografisë në Preshevë, pjesëmarrës nga e gjithë bota

Foto: Kosovapress
 

Edhe pse pushteti serb ka mbyllur Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, stafi i festivalit “Pre Foto” mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve në ambient të hapur, ku nderoi me shpërblime fotografë nga vende të ndryshme të botës.

Çmimin e parë e fitoi fotografi nga Iraku, Ali Sabih, çmimin e dytë e fitoi fotografja nga Gjermania, Klodjo Dijet, kurse atë të tretin Pedro Lyse, nga Spanja. Këto çmime i ndau fotografi turk, njëherësh anëtar i jurisë, Mustafa Dedollu.