Arbëri

Hoti: Zyrës së Kryeministrit iu shtuan 32 persona – investimet kapitale ranë nga 6.3 milionë në 440 mijë euro

Foto: Koha
Foto: Koha / ilustrim
 

Ish-ministri i Financave në Qeverinë Mustafa, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një krahasim mes buxhetit të vitit 2017 dhe atij të vitit 2019 në lidhje me shpenzimet e Qeverisë e investimet kapitale.

Hoti thotë se Buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN ndërsa thekson se zyra e Kryeministrit Haradinaj, në krahasim me atë të Qeverisë Mustafa, është rritur me 32 persona shtesë që buxhetit do t’i kushtojë 1 milion euro shtesë.