Arbëri

​Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet edhe seanca e jashtëzakonshme

​Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet edhe seanca e jashtëzakonshme
Foto: Ilustrim/Koha

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, në takimin e radhës për të diskutuar për pesë pikat e rendit në agjendë.

Në mesin e pikave për diskutim është edhe caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, të filluar më 16 nëntor mbi debatin parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.