Arbëri

Rama: FSK-ja ka presione nga jashtë Kosovës por do të jetë në shërbim të të gjithëve

Foto: KosovaPress
 

​Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka deklaruar se Forca e Sigurisë do të vazhdojë të jetë institucioni më i besueshëm në vend dhe se gjithë-përfshirja e profesionalizmi do të jenë rrugëtimi i suksesit.

Këto komente Rama i bëri gjatë takimit me homologët e tij në Kanada, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ku ishte mysafirë i panelit të forumit, bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Hajrit Sajjan me tematikën “Parimet e Vankuverit dhe Misionet Paqeruajtëse“, ku në këtë kuadër komandanti i FSK-së, Rama theksoi suksesin e misionit ndërkombëtar në Kosovë lidhur me ndërtimin e kapaciteteve vendore të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shprehu gatishmërinë që Kosova të jetë ofrues i sigurisë në të ardhmen.