Arbëri

Haradinaj: Projektet për ujëmbledhësit dhe trajtimin e ujërave të zeza, prioritet i qeverisë

Foto: ZKM
 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri ka zhvilluar sot një takim me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga zëvendës presidenti i parë i BERZH-it, Jurgen Rigterink.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Rigterinkun për të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, për stabilitetin makrofiskal dhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit.