Arbëri

Nisin inspektimet për peshën e bukës

Nisin inspektimet për peshën e bukës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në vazhdën e mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit, sot ka kryer inspektime nëpër furrat e bukës në rajonin e Prizrenit. Mbikëqyrja metrologjike për peshën e bukës dhe njëkohësisht Inspektorati i tregut ka mbikëqyrur deklaracionin nëpër pikat e shitjes.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza bashkë me drejtorin e Inspektoriatit të MTI-së kanë qenë në terren për ta parë nga afër mbikëqyrjen.