Arbëri

Nesër në Kosovë mot i ftohtë

Foto: Ilustrim/Koha
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin tonë do të mbeten stabile duke krijuar mot të vranët dhe me intervale me diell.

“Në orët e hershme të ditës në shumë zona të ulëta parashihet të krijohet mjegulla si rezultat i radiacionit dhe amplitudave termike. Nuk parashihen reshje gjatë gjithë ditës së premte. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Koha.net.