Arbëri

Mot i ndryshueshëm në bregdetin shqiptar

 

Dita e shtunë në Shqipëri do të nisë me mot të qëndrueshëm, orët me diell do të mbizotërojnë gjatë pjesës së parë të ditës në të gjithë territorin, gradualisht prej mesdite vranësirat do të vijnë drejt shtimit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mbrëmjes në zonën veriperëndimore në qarqet e Shkodrës, Lezhës e Durrësit. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët.