Arbëri

Serbët e veriut thonë se zhvillimet e djeshme janë vazhdimësi e gjendjes së tensionuar që nga ’99-ta

Foto: Reuters
 

Pas ngjarjeve dhe zhvillimeve të djeshme si pasojë e arrestimit të katër qytetarëve serbë të dyshuar për ndërlidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe protestave nëpër lokacione të ndryshme, gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës po mbretëron gjendje e qetë.

Autoritetet e rendit, duke folur për KosovaPress, kanë përshkruar gjendjen e përgjithshme si të qetë dhe nën kontroll.