Arbëri

Jashari flet për drekën bashkë me krerët e lartë të PDK-së

 

Kishte thënë se me Sami Lushtakun i kanë ndarë rrugët që nga 2009-a sepse nuk po punonte si duhet, por të dielën Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt ka drekuar bashkë me të, kreun e PDK-së Kadri Veseli e të tjerë zyrtarë të lartë të kësaj partie.

Në një takim me partiakë të PDK-së nga dega në Skenderaj, Jashari ka thënë se do të jetë “gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim”.