Arbëri

Konstituohet KKSH për Luginë, Mustafa kërkon realizimin e Referendumit të vitit 1991

Në foto, Ragmi Mustafa, kryetari i ri i KKSH të Luginës së Preshevës
 

Të hënën e 26 nëntorit, në seancën e parë të rregullt, të përbërjes së re të Këshilli Kombëtar Shqiptar, i dalë nga zgjedhjet e 4 nëntorit, u verifikuan mandatet e 15 anëtarëve të këtij institucioni, si dhe u zgjodh kryetari, zëvendëskryetari, kryetari i Këshillit Ekzekutiv dhe anëtarët e tij.

Pas dhënie së betimit të anëtarëve dhe nënshkrimit të Deklaratës, me vota të hapura u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa nga radhët e PVD-së, kurse për zëvendëskryetar Enver Mehmeti nga radhët e PDSH-së.