Arbëri

FSK-ja do t’i kontribuojë paqes në Kosovë së bashku me NATO-n

 

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha, shprehu gatishmërinë e Kosovës, që me kapacitetet që FSK-ja do t’i ketë, me misionin dhe detyrat e reja, do t’i kontribuojë paqes në Kosovë, rajon e me gjerë së bashku NATO-n dhe partnerët.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi sot me zëvendës ndihmës Sekretarin e Operacioneve të Përgjithshme të NATO-s, Jonathan Parish, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i NALT-it (Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues për FSK-në) gjeneral brigade Uwe Becker.