Arbëri

Ushtari dorëhiqet, akuzon se FSK-ja është kapur nga politika

 

Dardan Hetemi, deri sot pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka dhënë dorëheqje prej ushtaraku me akuza se FSK-ja është kapur nga politika.

Në një letër lamtumire të publikuar në profilin e tij në Facebook, Hetemi ka shkruar se është i indinjuar me individët që sipas tij, e kanë në grusht shtetin dhe institucionin më të besuar te qytetarët, FSK-në.