Arbëri

Hoti: Mali i Zi na ka njohur pa u definuar kufijtë

 

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklarimi se Serbia nuk do ta njeh Kosovën pa e definuar kufirin që i ndan dy shtetet nuk qëndron dhe është vetëm kamuflim për të hyrë në negociata për shkëmbim territoresh.

Hoti në Facebook ka shkruar se Mali i Zi na ka njohur pa e demarkuar kufirin, bazuar në parimin e paprekshmërisë të kufijve siç kanë ekzistuar deri më 1989.