1 perditesime
Arbëri

LDK merr pjesë në seancën për Ushtrinë

LDK merr pjesë në seancën për Ushtrinë
Foto: Ilustrim/Koha
15:57

LDK merr pjesë në seancën për Ushtrinë

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë para mediave se do të marrin pjesë në seancën që do të mbahet më 14 dhjetor, kur pritet të votohet pakoja e projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së. 

Sa i përket seancës për buxhetin e vitit 2019, Zemaj ka thënë se ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë apo jo. /Dardane Neziri

15:37

Më 14 dhjetor seanca për formimin e Ushtrisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë të mbahet më 14 dhjetor.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, Veseli ka propozuar që seanca që transformon Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të mbahet më 14 dhjetor.

“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, ka shkruar Kreu i Kuvendit në faqen e tij në Facebook.

Në një konferencë për media, Veseli ka thënë se 

Ushtria e Kosovës do të jetë “ushtri perëndimore, profesionale dhe populli jonë do të vazhdojë fqinjësinë e mirë me popujt përreth”.

Ka thënë se do të jete një nga projektligjet që do të miratohet me shumicën absolute të votave.