Arbëri

Rama në Zagreb, “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO”

 

“E ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektivën e Bashkimit Europian dhe NATO”.

Kështu, siç raporton ATSH, deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po merr pjesë në Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore, që po zhvillon punimet në datat 3-4 dhjetor në Zagreb, Kroaci.