Arbëri

Si ndikoi rrëfimi i Vasfije Krasniqi-Goodman te shumë viktima të dhunës seksuale të luftës

 

2018-ta po konsiderohet të jetë vit historik për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ishte Vasfije Krasniqi-Goodman, ajo që për herë të parë foli publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës.

Rrëfimi i saj shërbeu si motiv që shumë gra të tjera të marrin zemër dhe të shpalosin historinë e tyre, ku shumë gra kanë marrë guximin për të treguar në familjet e tyre se kanë qenë viktima të dhunës seksuale.