Arbëri

Rezoluta dhe Ekipi Negociator nuk pritet të votohen nesër në Kuvend

Rezoluta dhe Ekipi Negociator nuk pritet të votohen nesër në Kuvend

Edhe pse ishte paralajmëruar, gjasat janë minimale që Rezoluta për dialogun me Serbinë dhe votimi i Ekipit Negociator të ndodhë gjatë seancës nesër.

Burimet e afërta me zhvillimet i kanë thënë KTV-së se janë dy arsye për këtë: e para, rezervat edhe publike të PDK-së për të votuar një dokument që ia minon rolin Presidentit Thaçi në dialog dhe e dyta fakti që në Kosovë nuk gjenden as kryeparlamentari Kadri Veseli dhe as shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi.