Arbëri

Veseli në lowa, shpreh interesim për bashkëpunim mes dy parlamenteve

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I shoqëruar edhe nga kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë-SHBA, Memli Krasniqi, kryeparlamentari Veseli ka takuar sot homologen e tij, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Iowa-s, Linda Upmeyer. Në takim u bisedua për partneritetin mes dy shteteve në shumë fusha.