Arbëri

Studentët e Tiranës sërish në protestë, kërkojnë të plotësohen edhe tri kërkesat e tjera

 

Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. Ndërkohë që përveç Tiranës, po protestohet nga studentët edhe në Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Vlorë, bën të ditur Shqiptarja.

TIRANE-Studentët kanë bojkotuar sërish mësimin duke nisur marshimin drejt ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të protestuar. Qeveria u tërhoq dje duke shfuqizuar pikën 4 të ligjit nr. 288 të majit të 2018 për tarifën për kreditet për përsëritësit, ndërsa për tre pikat e tjera u njoftua ngritja e grupeve të punës (lexo këtu). Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.