Arbëri

Veseli bën homazhe te varri i vëllezërve Bytyçi: Ta çojmë përpara amanetin e dëshmorëve

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në New York, së bashku me ish-bashkëluftëtarët nga Batalioni “Atlantiku”, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë varreve të tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kreu i Kuvendit tha se vet përulja para këtyre tre heronjve, tregon se sa shumë është dashur të jepet për të arritur këtu ku jemi sot, transmeton Koha.net.