Arbëri

Ndalohet një furgon me pije jo-alkoolike që po kontrabandoheshin nga Serbia

 

Oficerët doganor kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije jo-alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar. Gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike si Coca cola 1072 litra, Fanta 160 litra, Shweppes 60 litra.