Arbëri

Veseli: SHBA-ja përkrah Ushtrinë e Kosovës e shefi i NATO-s duhet të shqetësohet për bazat ruse në Serbi

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Koha
 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën shqip ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin planet për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Ai i është përgjigjur shefit të NATO's, Jens Stoltenberg, i cili ka vlerësuar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri nuk po bëhet në kohën e duhur .

Zoti Veseli, duke marrë shkas nga komentet që ka bërë sot Ministri i Jashtëm gjerman, por edhe komentet e mëparshme të zyrtarëve të BE-së por edhe Shteteve të Bashkuara për çështjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, që nuk e mbështesin këtë veprim nga ana e Kosovës, a shqetësoheni që kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet me aleatët kryesorë të Kosovës?