Arbëri

AKB-ja vlerëson se taksa kundër Serbisë uli importin në Kosovë

 

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, përmes një konference për media ka thënë se AKB-ja e ka mbështetur taksën prej 100% ndaj produkteve serbe, duke qenë e bindur se do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e Kosovës.

Ka thënë se AKB-ja, përmes një hulumtimi që e ka bërë, ka ardhur në përfundim se kjo taksë, ka ndikuar që Kosova të ketë ulje të importit, transmeton Koha Ditore.