LDK-ja nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

LDK-ja nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, konfirmoi se LDK-ja, nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dialogun.
“Nuk mund të ketë platformë, nuk mund të sigurojmë ekip për dialogun. Rezoluta është përpjekje e dështuar e PSD-së për ta mbuluar koalicionin e fshehtë me PAN-in”, tha Hoti, raporton Koha.net.
Ai tha se Grupi parlamentar i LDK-së, nuk merr pjesë në këtë seancë, dhe e theksoi se letra e opozitës drejtuar Federica Mogherit më 12 shtator, tregon se 4 grupet e partive opozitare, e theksojnë qartë tri çështje, njëra ndër to, që Qeveria nuk ka legjitimet dhe nuk mund të zhvillojë dialog.
“Duhet legjitimet para procese të rëndësishme”, tha ai.
Kuvendi konfirmon se nesër mblidhet Kryesia
Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në ora 10:00 do të mblidhet Kryesia.
Në komunikatë më tutje thuhet se 42 deputetë kanë kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e projekt rezolutës për dialogun, transmeton Koha.net.
Në rend të ditës është “kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
Veseli paralajmëron arritjen e konsensusit për rezolutën rreth dialogut
Sipas kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është arritur konsensusi politik për ta votuar rezolutën për dialogun me Serbinë.
Në një bisedë për televizionin publik, Veseli ka konfirmuar një gjë të tillë pa dhënë më shumë detaje.
“Besoj se hiç më larg se nesër do ta kemi një rezolutë për dialogun”, ka thënë Veseli, pa treguar nëse pjesë e saj do të jetë edhe LDK-ja e Vetëvendosje.
Kooha.net ka provuar të kontaktojë me krerë të lartë të këtyre dy partive, por të premten mbrëma e ka pasur të pamundur.
Kohavisoni raportoi në “Lajmet e Mbrëmjes” se ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e rezolutës e cila synon që t’ia kthejë Kuvendit rolin vendimtar në dialogun me Serbinë.
Pjesë e saj është deklaruar se do të bëhen partitë opozitare PSD e Alternativa, derisa PDK-ja i ka pasur rezervat e veta për shkak të minimit të rolit të presidentit Hashim Thaçi në këtë proces.
Kuvendi synon të mblidhet nesër për rezolutën rreth dialogut
Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për dialogun, raporton KTV.
Këtë e kanë konfirmuar vetë deputetë të partive në pushtet, por nuk kanë treguar se cila parti është iniciatore.
Kërkesa është që seanca të mbahet të shtunën nga ora 10:00. Megjithatë thonë se ende nuk e dinë nëse do të mblidhet kryesia sonte për të vendosur për këtë seancë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pacolli: Asociacioni, kurth që po tentohet të jetësohet përmes atij që e ka kundërshtuar më së shumti

Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur te marrëveshja finale

DASH-i s’komenton raportimet për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

Mehmetaj përmend ripërcaktimin e kufijve si një mundësi për t'iu shmangur Asociacionit

Qeveria miraton dy vendime, përfshirë atë ku përcaktohet vlera e koeficientit të pagave për sektorin publik

Lista Serbe thotë se duhet të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive

Serwer thirrje Kurtit: Ofro një propozim për Asociacionin, gjuaje topin në anën e Serbisë

Vetëdemantohet SHSKUK-ja, nuk ka furnizim me barna në masë 98 për qind

Kërkohet rikonfigurim i përpjekjeve drejt themelimit të Asociacionit, qeveritarët ankohen për presion

Vuçiqi takohet me Dodikun, e njofton për Kosovën

Kurti: Populli i Kosovës bashkëndien me kauzën e popullit afgan për demokraci
