Arbëri

“PSD-ja mund ta shpëtojë Kuvendin nga kriza, duke ia mundësuar vazhdimin Qeverisë”

“PSD-ja mund ta shpëtojë Kuvendin nga kriza, duke ia mundësuar vazhdimin Qeverisë”
Foto: Ilustrim/Koha

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se Partia Socialdemokrate, është partia opozitare e cila mund ta “shpëtojë Kuvendin nga kriza”.

“PSD-ja është duke u angazhuar për t’u bërë pjesë e dialogut në bisedimet e mundshme me Serbinë. Dhe nëse ndodhë kjo, nuk ka asnjë pikë dyshimi (edhe pse PSD-ja nuk është pjesë e pozitës), ia mundëson koalicionit qeverisës vazhdimin e të qeverisurit dhe kështu eliminohet kriza që në dukje e kishte Kuvendi”, tha Krasniqi në “Intervistën e Javës” për Koha.net.