Arbëri

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Ilustrim
 

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se do të mbajë mot me vranësira të ndërrueshme dhe intervale të shkurta me diell.

“Vranësirat gjatë dy ditëve të para të javës kanë mundësi që të shoqërohen me reshje të dobëta bore. Mëtej, masat e ajrit do të jenë pak sa më të ngrohta duke ndikuar në ngritjen e grafikut të temperaturave maksimale, por vranësirat herë-herë do të fuqizohen në periudha të ndryshme kohore duke mundësuar të kemi edhe reshje të dobëta shiu”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.