Arbëri

Prokuroria zbulon detaje të reja para gjykatës rreth vrasjes së Ivanoviqit

 

Gjykata Themelore e Prishtinës, para pak çastesh ua ka caktuar, për të dytën herë masën e paraburgimit tre serbëve të arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq.

Gjatë ditës, seanca është mbajtur me dyer të mbyllura, duke pamundësuar qasjen e medieve dhe publikut. Ndërkohë, “Koha Ditore” ka siguruar vendimin e gjykatës në të cilën jepen detaje dhe prova të reja, të cilat janë prezantuar nga Prokuroria Speciale rreth këtij rasti, mbi të cilat është bazuar vazhdimi i masës së paraburgimit.