Arbëri

Prokuroria: Të tre të pandehurit kanë kontribuar në vrasjen e Ivanoviqit

Foto: Fonet
 

Tre serbët e arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq, sipas Prokurorisë Speciale, kanë vepruar si grup kriminal.

Ky konstatim është theksuar në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, përmes të cilit të dyshuarve u është vazhduar masa e paraburgimit. Një kopje të këtij vendimi e ka edhe “Koha Ditore”. Aty jepen detaje dhe prova të reja, të cilat janë prezantuar nga Prokuroria rreth këtij rasti.