Arbëri

GLSP: Letra e përfaqësuesve evropianë konteston kornizën demokratike të vendimmarrjes në Kosovë

Foto: Ilustrim
 

Letra e Përfaqësueses së partë për politikë të Jashtme dhe Siguri, dhe Komisionerit për Zgjerim dërguar sot Qeverisë së Kosovës është përpjekje për ta kontestuar kornizën demokratike të vendimmarrjes së Republikës së Kosovës, thotë përmes një komunikate për media Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS.

“Letra në fjalë imponon qartë qëllimin që përfaqësuesi i vetëm në dialog të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë, lë të nënkuptohet se Kuvendi dhe Qeveria, apo kushdo tjetër nuk mund të ushtrojë mandatin përfaqësues dhe kushtetues në këtë proces. Rikujtojmë që roli i BE-së është lehtësimi i procesit të dialogut, dhe në një rol të tillë BE-ja supozohet që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje që është e pranueshme dhe që është reflektim i drejtë i institucioneve demokratike të të dyja palëve. Një proces i tillë nuk mund të shërbej si instrument për të rregulluar raportet e fuqive të liderëve politikë ose të riaranzhojë kompentencat të përcaktuara, në rastin tonë, në Kushtetutë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.