Arbëri

FMN-ja e shqetësuar nga skemat e reja sociale të pabuxhetuara

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur edhe njëherë shqetësimin lidhur me tendencën për futjen e skemave të pabuxhetuara jokontributdhënëse të pensionit të parakohshëm të grupeve të veçanta si policia, përfitimeve speciale për mësimdhënësit që kanë punuar gjatë viteve të 1990, si dhe shtesat universale për fëmijë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, pasi, sipas këtij institucioni, do të rrezikohej qëndrueshmëria financiare e sistemit të përfitimeve sociale.