Arbëri

Fundjava në Kosovë me mot të vranët dhe mjegull

Foto: Alban Bujari / KD
Foto: Ilustrim/Koha
 

Në fundjavë do të jetë mot më i butë e pjesërisht i vranët. Në mëngjes me ngrica, e në vise të ulëta mjegull.

Ditëve të fundjavës, vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike mbi Mesdhe, derisa masa të ngrohta ajrore do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajon, duke sjellë mot më të butë dhe pjesërisht të vranët. Nën këto kushte në vise të ulëta, orëve të mëngjesit, do të formohen edhe shtresa mjegulle.