Arbëri

5 mijë qytetarë në Kosovë të pajisur me armë

Foto: Koha
Foto: Koha
 

Brenda këtij viti në Republikën e Kosovës rreth pesë mijë qytetarë janë pajisur me leje për posedim të armëve të zjarrit. Prej tyre tre mijë qytetarë morën për herë të parë leje për armë, kurse, dy mijë qytetarëve iu vazhdua leja e mëhershme.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, shefi i divizionit për armë dhe municion, Destan Mustafa, i cili u shpreh se leja për armë merret në Ministrinë e Punëve të Brendshme.