Arbëri

Shqipëria e Maqedonia synojnë treg të përbashkët për tregti e turizëm

Shqipëria e Maqedonia synojnë treg të përbashkët për tregti e turizëm

“Shqipëria dhe Maqedonia, synojnë të jenë një treg i përbashkët rajonal, për thithjen e investimeve, zhvillimin e tregtisë dhe të turizmit reciprok midis dy vendeve”, thotë Bardhyl Dauti, ministër për Investimet e Huaja në Qeverinë e Maqedonisë gjatë një interviste në Tiranë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Ndër të tjera ai theksoi se, “bizneset e Maqedonisë synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar shërbimet në Portin e Durrësit dhe jo në atë të Selanikut”.