Arbëri

KDI-ja kërkon hetim për kontratën që i humbi Kosovës 53 milionë euro

 

Humbja e 53 milionë eurove në kontratën e Qeverisë me ‘Bechtel Enkan’ për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, ka bërë që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të paraqesë sot analizë të faktorëve që kanë ndikuar në humbjen e këtyre parave të buxhetit shtetëror.

Në një konferencë për media, përfaqësuesja e KDI-së, Diana Metushi-Krasniqi kërkoi hetim nga prokuroria për këtë kontratë, sepse sipas saj, nga qeveritë që kanë udhëhequr vazhdimisht ka pasur neglizhenca të qëllimshme.