Arbëri

IZHPS: 10 000 familje u larguan nga Skema e Asistencës Sociale brenda 6 viteve

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Koha / ilustrim
 

Bazuar në të dhëna zyrtare, numri i përfituesve të Skemës së Asistencës Sociale (SAS) në Kosovë gjatë vitit 2008, 2009, 2010, 2011, 2012 ka qenë rreth 35 000 familje me rreth 155 000 anëtarë. Fundviti 2017 dhe 2018 Kosovën e gjen me rreth 25 000 familje (rreth 105 000 anëtarë). Nga kjo nënkuptohet se për 6 vite numri i përgjithshëm i familjeve që përfitojnë asistencë sociale ka rënë në 10,000 më pak, që për një vend si Kosova është numër jashtëzakonisht i madh. Krejt kjo lidhet edhe me shkallën e ulët të punësimit, e sidomos të atyre që i përkasin kategorive sociale.

Kështu thotë Instituti Për Zhvillimin e Politikave Sociale, duke përmendur edhe disa nga faktorët që ndikuan drejtpërdrejt në largimin e rreth 10 000 familjeve.