Arbëri

Mungesa e investimeve arsye pse transporti hekurudhor përdoret pak në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim
 

Numri i vogël i linjave, mungesa e investimeve në trenat e udhëtarëve dhe problemet që kanë pasur me ngrohje e ndriçim, kanë bërë që numri i udhëtarëve në Kosovë që përdorin trenin si mjet transporti të shënojë vazhdimisht rënie.

Në rënie të këtij numri ka ndikuar edhe numri i kufizuar i linjave, pasi aktualisht në Kosovë operojnë vetëm 6 trena, të cilët mbajnë dy linja - një për Pejë dhe një për Han të Elezit.