Arbëri

Bekim Jashari reagon pas vdekjes së 13 vjeçarit në aksident trafiku

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Skenderaj, ku ka humbur jetën një djalë 13 vjeçar.

Jashari ka pyetur se edhe sa jetë tjera duhet të shuhen, që thirrja e arsyes për kujdes në komunikacion, të dëgjohet e të respektohet.