Arbëri

Konfirmohet se tema e parë që do të diskutohet me Serbinë, është çështja e të pagjeturve

Foto: Koha
 

Po bëhen 20 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhe Serbia ende nuk tregon lokacionet e shqiptarëve të zhdukur. Tash e dy dekada, familjarët janë në ankth dhe u shkelet e drejta e tyre elementare; informimi për vendndodhjen e më të dashurve të tyre. Ndërkohë, Republika e Kosovës po synon të marrë njohje nga shteti fqinj, dhe po pret të arrijë një marrëveshje finale në pranverë.

Familjarët kanë pak shpresë që do të zbardhet fati i personave të zhdukur, ndërkohë që Ekipi Negociator për bisedime me Serbinë po zotohen se nuk do të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa u qartësuar çështja e personave të pagjetur.